Nuredin Lushtaku: PDK e keqpërdori fotografin time

Reagimi i tij erdhi pasiqë PDK e kishte postuar një foto te tij në faqen e saj në Facebook pa autorizimin e tij, kujtojm se z. Nuredin Lushtaku ish anëtar, deputet, zv minister nga radhet e PDK ku gjithmonë ka bartur pozita të rëndësishme brenda kësaj partie por tash e një kohë të gjatë i ka ndarë rrugët me këtë parti.

Ja postimi i tij i plotë:

Përvetësimi i vlerave kombëtare nga cilido subjekt politik është i padrejtë dhe tendencioz UÇK-ja ska ngjyrime politike
Të dashur qytetarë, ashtu siç ju kam bërë thirrje për marshim, ju ftoj që të “Marshojmë Për Drejtësi” dhe jam përkrahës i çdo iniciative për mbrojtjen e vlerave të luftës tash e gjithmonë, por keqpërdorimi i fotografisë time nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës vetëm pse e përkrah këtë iniciativë është i ulët dhe tendencioz.
Publikimi i fotos time në një postim të PDK-së pa lejen time, foto përkrahëse për marshin, tregon tendencen e tyre për përvetësimin e protestës.
Foton e kam realizuar me deputetin Haxhiu bashkëluftetarin tim në përkrahje të kauzës për mbrojtjen e vlerave të luftës pa dashur të përçojmë mesazh partiak.
Luftën nuk e kemi bërë për politikë e përfitime personale por për çlirim dhe liri të vendit. Andaj, nesër duhet të protestojmë në menyrë paqësore për të treguar se ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo ta keqpërdorim këtë marsh për poena politik.
Nesër e përherë marshojmë për drejtësi dhe vetëm për drejtësi!
N.L

Published by atraktivinfo

Atraktiv info